Tuesday, November 28, 2017



                           

                                                 
                                      ARBËRESHËT




            Hyrje

Si sot 105 vjet më parë, Shqipëria po përjetonte momentin e saj më historik në gjatë 5 shekujve të dominimit osman. Në Vlorë plaku i urtë dhe largpamës, Ismail Qemali i shoqëruar nga miqte e tij më të ngushtë, kishin ndërrmarë prej vitesh një rrugëtim të gjatë dhe plot rreziqe për të shpallur Pavarsinë e Shqipërisë. Ishte pikërisht kjo ditë, që shënoi dhe fundin e një epoke obskurrantiste për kombin shqiptar. Megjthatë rrugëtimi drejt epokës së re, pra hyrjes drejt europës nuk do të ishte e lehtë, pasi kemi të bëjmë me proces të vështirë të asimilimit të kulturës europiane nga popullsia shqiptare, dhe për më tepër kalbëzimi i adminstratës së atëhershme dhe ringritja e asaj të resë në suazën bashkëkohore ishte në rendin e ditës për tu c'rrënjosur nga qeveria e porsakrijuar.
Si fillim u morën masa për deosmanizimin e bazave më kryesore të shtetit, administrata, gjuha, madje me ligj gjithashtu u ndalua përdorimi i gjuhës turke dhe përdorimi i gjuhës shqipe. Qeveria i dha një prioritet edhe mardhënieve me botën e jashtme, por sidomos me shqiptarët që ishin përtej kufijve. 






Janë pikërisht arbëreshët e Italisë, që sic dihet që pas vdekejs së Skëndërbeut mërguan në Itali, në mbretërinë e Napolit, dhe ku më vonë ata krijuan qëndrat e tyre duke ruajtur traditat, simbolet dhe zakonet e tyre që mbërrijnë deri në ditët sotme. 




Në lidhje me asimilimin e kulturës shqiptare, vlen të përmendet fakti se Kalabria, dhe zonat ku janë përqëndruar pjesa më e madhe e popullsisë arbëreshe, San Demetrio Corone, San Basile, San Marzano di San Giuseppe etj. e ka ruajtur me një fanatizëm të cuditshëm, dhe në përfaqësimet e festave por edhe të evenimenteve ndërkombetare qofshin në lëmin e gjuhësisë dhe të muzikës vihet re mbrojtja e këtij identiteti.


Edhe gjatë rendit socialist ne Shqipëri, mardhëniet mes dy vendeve, pra Shqipëri - Itali ishin të prirura për tu forcuar,  pasi qeveria shqiptare e asaj kohe, kishte shumë kujdes gjithmonë që në këto mardhënie qëllimi kryesor ishte lidhja me arbëreshët, ( edhe pse me luhatje të vogla) por duhet marrë parasysh që kemi të bëjmë me luftën e ftohtë. Megjithatë, menjëherë pas clirimit të vendit, me ngritjen e Institutit të Studimeve Shqiptare, në 1946, do të merrte jetë dhe instituti i historisë ku formën e plotë do ta merrtë në 1972 pranë Akademisë së Shkencave. Ky institut sic u tha më lart ka bërë një punë shumë të lavdërueshme në lëvrimin e historisë për popullsinë arbëreshe nëpërmjet historianëve të njohur të asaj kohe si Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha etj që me studimet e tyre dhe vizitat në Kalabri kanë bërë të mundur shpërfaqjen akoma më të madhe dhe njohjen më në thellësi të historisë dhe gjuhës shqipe.

Në analizat shkencore që rëndom bëhen në konferencat dypalëshe të organizuara reciprokisht flitet shumë për mardhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh mes popujve. Por cili është ekstrakti ai më reali, i vërteti i përfundimeve që nxirren? Cfar është bërë gjatë gjithë këtyre 27 viteve në kuadrin e këtyre mardhënieve? A janë vlerësuar arbëreshët sic duhet për cfar kanë bërë dhe cfar po bëjnë aktualisht në mbrojtjen e kulturës shqiptare?





Dinjiteti i një populli qëndron në rradhë të parë në mbrojtjen e vlerave të tij historiko – shoqërore. Dhe arbëreshët e meritojnë këtë vlersim me plotë kuptimin e fjalës!
Një homazh dhe nderim  për figurat e mëdha arbëreshe duke filluar që nga Jul Variboba, Jeronim de Rada, Gavril Dara I Riu, Frengjishku Krispi, Sef Serembe, Zef Skiroi etj….por edhe për figurat aktuale intelektuale që sot me punën e tyre po kontribojnë në lëvrimin e gjuhës shqipe si    prof.Franco Altimari, Matteo Mandala, etj. 


  

Saturday, July 8, 2017


                                                               

                          Krahasimet e periudhave historike


Shkrimet historike, analizat qe u behen atyre, marrin shume here karakter te personalizuar, dhe kjo duke cuar per fat te keq ne shtremberimet e dokumentacionit dhe kujtimeve reale. Sado qofshin subjektive keto te fundit,  vlera e tyre nuk mund te fshihet me nje te rene te lapsit. Perkundrazi, duhen studiuar me kujdes, analizuar gjithmone ne baze te dokumentacionit dhe kur mungon ky dokumentacion, ballafiqimi te jete i njeanshem dhe besnik i ngjarjes, kurdo qofte qe ka ndodhur ajo. 

Po shoh nje emision ne TVSH ku ne fokus eshte muzeu i krimeve te komunizmit. Shume mire, deri ketu nuk ka asgje te keqe. Nje kujtese qe duhet mbajtur gjalle perjetesisht, por kjo gjithmone e pare ne prizmin e realitetit, pa fryrje te stilit Urrejtje. 
Por ajo qe une dua te dal ne teme eshte: 
Pse nuk eshte ndertuar ose nuk ka nje muze te Luftes se II Boterore? Perse anashkalohet gjithmone ceshtja e kesaj lufte? Perse gjithmone, historianet, pa dallim, qe gjenden aktualisht ne Shkoder, rriten me nje fryme jashte aktualitetit historik te ngjarjeve? Ose le ta them ne kontekstin e ndryshimeve te tyre, pra duke e zbutur ose duke mos i dhene rendesine e duhur epopese ne fjale. Marr nje shembull;
Burgu i Gestapos ka nje qene nje nga burgjet me te tmerrshme, ne mos i rendi ne zonen veriore, madje dhe ne gjithe vendin, per brutalitetin dhe torturat qe jane perdorur ndaj viktimave. Dhe viktimat nuk ishin te pakta, ishin te shtresave te ndryshme, patriote intelektuale, fshatare, njerez te shtresave te mesem, nxenes shkollash, etj. 
Manush Alimani, Heroi i Popullit, Sekretar Qarkor i Rinise Komuniste dhe nje nga kreret me te rendesishem te Komitetit Qendror te PKSH u torturua deri ne vdekje nga shefi i gestapos gjermane Howzding. E pra, Manush Alimani u arrestua pikerisht nga forcat e xhandermarise shqiptare ku komandant i kesaj xhandermarie ishte Llesh Marashi i cili pas 5 dite torturash ia dorzoi te riun 19 vjecar Gestapos. 

Pse nuk permenden krimet e reaksionit , nga regjimenti "Kosova" qe u perdoren ndaj popullsise vendase dhe jo vetem ne qytet por edhe ne fshat madje me gjere? Pse nuk permendin bashkepuntoret kriminele Llesh Marashi dhe Shaban Elezi te cilet kane marre pjese ne arrestimet, torturat vrasjet e qindra njerezve? 

"Në Shkodër qe grumbulluar gjithashtu thuajse i tërë reaksioni shqiptar, që me ndihmën e gjermanëve, do të përpiqej të largohej nga vendi. Nga ana tjetër, Komanda dhe Shtabi i Përgjithshëm urdhëruan repartet partizane që çliruan Kukësin, Pukën dhe Lezhën, që të lëviznin me shpejtësi drejt Shkodrës dhe t`u bashkoheshin forcave që zhvillonin luftime aty. Për rrjedhojë në Shkodër do të kishte një koncentrim të madh të forcave, nga të dy palët. Konfrontimi ishte shumëplanësh, raprazaljet dhe terrori i forcave naziste kishin arritur kulmin. Këto zhvillime po i çirrnin maskën demagogjisë së okupatorit, por dhe të kolaboracionistëve shqiptarë, që gjatë gjithë kohës së qëndrimit të trupave gjermane në Shqipëri, nuk pushuan së propoganduari se Gjermania hitleriane ishte një aleate dhe mike e Shqipërisë. Se sa për zemër e kishin nazistët Shqipërinë, e tregoi plani kriminal për hedhjen në erë të qytetit, që për pak desh të kthehej në një katastrofë të vërtetë për Shkodrën dhe banorët e saj". Xhelal Gjecovi Gazeta " Dita" 28 nentor 2015
Teza e famshme lufte kunder shkjahut ( serbeve) nuk pinte me uje ne syte e popullit shkodran, Bashkepunimi i tyre tashme ishte bere i qarte dhe per me teper qe kjo conte ne konflikte vllavrasese. Me pretekstin se gjoja ata nuk kishin ndonje peshe te madhe te gjermanet, pasi situaten ne dore e kishte Regjimenti " Kosova" terhiqeshin para krimeve qe ky regjiment bente, de jure beheshin vetem nota proteste tek autoritetet gjermane, por de facto per perballjen  mes dy forcave as qe mund te mendohej. Ne fund te fundit piksynimi i tyre kryesor ishte shfarosja e LANCI-t! 
Jane pikerisht pasardhesit e tyre sot, ose dhe studiues ( me gjithe respektin) qe flasin se luften civile e ka bere LANCI. Mbi c'teza te "nderuar" zoterinj?
Por mos i hyjme kesaj teme sepse diku tjeter del e verteta dhe ju te verteten e dini shume vetem se nuk doni ta thoni.
Per ta perfunduar kete shkrim dua vetem te shtoj madje te perseris; Nese duam qe te shkruajme historine tone, duhet te jemi te ndergjegjjshem dhe realist ne cdo kendveshtirm te saj.

8 korrik 2017
Top of Form



Friday, January 27, 2017


                                          
                                        HOLOKAUST

  
  AUSCHWITZ! 

27 Janar 1945 - 27 Janar 2017




                                       " ARBEIT MACHT FREI" - PUNA TE BEN TE LIRE!

Hyrja kryesore e Kammpit te Perqendrimit te Aushwitz. Atje, ku personat hynin per te mos dale me kurre! 
Eshte kjo date qe cdo vit i dedikohet kujtimit te miliona personave qe u vrane nga persekutimi nazist. Eshte rasti per te medituar mbi krimet e paanshme te Holokaustit, duke nderuar te mbijetuarit e pakte dhe duke mesuar nje mesim te se shkuares, sepse genocidi per fat te keq eshte nje proces ne vazhdimesi qe vazhdon edhe sot e kesaj dite. Mendoj, se per te gjithe ne, eshte mire, qe te pakten, vetem nje here ne jeten tone, te mund ta vizitonim kete kamp, qe te mund te besojme, te shikojme me syte tane dhe te kuptojme, deri ne c'mase mund te arrije e keqja njerezore. Na ngelen te skalitura ne mendje imazhet dhe deshmite qe mund te lexohen ne Auschwitz - Birkenau. Kur nje i burgosur, merrej me force nga SS-et drejt kampit te shfarosjes si Auschwitz-i, e dinte qe nuk i kishte ngelur me shume se 6 muaj jete para se ta digjnin ne krematorium. Duke i zbritur brutalisht nga vagonat e trenave te mallrave, te gjithe mund te shikonin tymin qe dilte pa pushim nga oxhaqet e krematoreve qe perhapnin nje arome te athet dhe ku te pengonte frymarrjen. 





Mes viktimave te Holokaustit, pertej tyre, 1 milion ishin femije, nen moshen 16 vjec te cilet vdiqen ne fabrikat e vdekjes ne prani te te vrasesve te Hitlerit. Femije qe ishin rrembyer forcerisht nga shtepite e tyre, te xhveshur nga femijeria e tyre, jetuan dhe vdiqen gjate viteve te errta te Shoah-ut, sepse planet e persekutimit nazist perfshinin arrestimet dhe deportimet ( internimet) e te gjithe antareve te familjeve hebree, ashtu si shume familje cigane, pa u preokupuar per moshen e tyre. Hebrenjte nuk ishin "race ariane" dhe ciganet ishin kriminela! 
Femije, qe iu hoq me dhune pafajsia dhe liria e te enderuarit! I vetmi faj i tyre ishte sepse ishin hebrenj!

Friday, December 2, 2016



                       REFLEKTIM!


      Shtypi eshte nje mjet qe na ndihmon ne perditesimin e ngjarjeve.Shpesh here kerkojme me te miren, por sic e thote dhe nje fjale e urte, e mira nuk ka fund.



     Sot ne gazeten "Panorama" eshte botuar nje artikull i ambasadorit suedez ne Tirane 
Johan Ndisi mbi lirine e shtypit ne Suedi.




                                           
                                             Johan NDISI Ambasadori i Suedise ne Shqiperi



" Sot Suedia feston 250 vjetorin e lirise se shtypit. I miratuar nga Parlamenti suedez ne 2 dhjetor 1766.... Ai ishte i pari ne bote qe mbrojti me Kushtetute te drejten per tu shprehur..."



      Ishte ky nje citat qe i referohet artikullit ne fjale. Me beri shume pershtypje ky fakt, sepse cdo dite flasim per lirine e shtypit, ngreme zerin, por asnjehere nuk arrijme te arrijme aty ku duam. Kjo vjen si pasoje e politikes e cila keqmenaxhon median e shkruar dhe ate televizive.
Te habit vertet fakti sesi nje vend i vogel, qe ne ate kohe ka pasur nje pragmatizem ne mentalitetin e tij, pra ecja perpara e nje vendi, mund te behet vetem me ane te inovacionit ne cdo aspekt te jetes.
Kjo e drejte, gjithashtu vjen " 10 vjet perpara Deklarates se te Drejtave ne Virgjinia dhe pothuajse 25 vjet perpara Deklarates Franceze te te Drejtave te Njeriut dhe te qytetarit", vazhdon artikulli.



Si eshte e mundur sot, pas 2 shekujve, ne shekullin e dixhitalizmit, ku teknollogjia ka arritur stadet me te larta, ne nje pjese te mire te globit, kjo e drejte nuk respektohet, por perkundrazi, neperkembet dhe shkelet mizorisht nga klane te ndryshme per hir te interesave te tyre klanore?



Liria e individit do te thote liria e jetes. Cdo kush prej nesh eshte i lire te beje zgjedhjen e vet, te veproje ne liri, gjithmone brenda standartave ligjore, duke iu pershtatur ambientit ku jeton dhe ne te mire te komunitetit.



Pikerisht, Suedia, e ka arritur kete faze te jetes. Njihet si nje nga shtetet sociale me te perparuara, edhe pse si cdo vend, problemet nuk mungojne. Ne rastin ne fjale, eksperienca e Suedise na le te kuptojme qe duhet te jemi pikerisht ne qe me vullnetin tone te bejme te mundur ecjen perpara te medias si asaj te shkruar ashtu edhe asaj televizive.



Vendi yne si një demokraci hibride, ka pasur një ecuri me ulje-ngritjet, dhe gjithmone duke synuar rritjen e saj per te arritur sa me lart. Ashtu si ne cdo aspekt te jetes socio - ekonomike në Shqipëri edhe liria e medias ka pasqyruar oshilacionet e zhvillimit të vendit.
Media shqiptare para viteve'90 ka qene nje media e cunguar, kjo pasi regjimi kishte si ligj centralizimin e jetes. Pra gjithshka ne funksion te partise dhe pushtetit. Pas vitit 1990, pra me ndryshimin e sistemeve, fillon nje periudhe e re, demokracia, dhe demokraci do te thote liri. Liria eshte e gjithanshme, De Jure. De facto? Jo! Media do vazhdonte, madje do ti nenshtrohej nje diktati me te eger, autokracise. Autokracia po luante me median. Keshtu do te ecej me vite. Qeverite e ndryshme qofshin ato te djathta apo te majta, asnjehere nuk kane dashur qe te shkeptuen nga autokracia. Sot jemi vete protagoniste te kesaj "lirie".



"Ne kemi të drejtë natyrore që t’i përdorim pendat tona si dhe gjuhët tona, në rrezikun dhe sakrificën tonë. " - ‘LIRIA E SHTYPIT’ NË FJALORIN FILOZOFIK (1764).



Citate te tilla jane te shumta. Metafora qe ato percjellin eshte mese e qarte, emeruesi eshte i njejte: Liria!



" Kërcënimi më i madh për lirinë e mediave është bërë koncentrimi i mediave, i cili ekziston në të dyja nivelet - në nivelin lokal dhe në atë global. Prandaj, në shumë shtete
dhe në Bashkimin Evropian ka ligje kundër koncentrimit të mediave në mënyrë që të ruajnë pluralizmin medial." - Liria e te shprehurit dhe Liria e mediave, " ; ETC Graz.



Per ta mbyllur dua te citoj citatin e Andres Chydenius, parlamentari suedez i cili hartoi Aktin e Lirise se Shtypit ne Suedi: " Liria e nje kombi eshte gjithmone ne proporcion me lirine e tij te shtypit"






Alketa Luari



2 Dhjetor 2016

Friday, September 9, 2016



     
  CFAR PO NDODH ME ARSIMIN SHQIPTAR?

       





      Duhet te kuptohet qe reforma ne arsim nuk mund te kuptohet ne pak muaj. Nuk mund te pretendohet qe gjithshka qe qeveria vendos ( ne kete rast tema e te drejtave te studimit) te jete e drejte, dhe kjo per me teper kur vendoset pak muaj para mbarimit te vitit shkollor. Ne te gjithe opsionet, sado qe perpiqen te nxjerrin justifikime nga me te ndryshme, ajo perseri ngec. 




     Nese do te ktheheshim vite prapa do te shikonim qe me cdo qeveri qe ka ardhur ka nxjerre ligjet e saj duke mos marre parasysh asnje mendim te kujtdo subjekti, ne kete rast te nxenesve.
     Para viteve '90 ligji ishte shume i prere: ne universitet vetem nxenesit me nota me te mira, pra mesatarja e 4 viteve duhet te ishe mbi 8.5. Dhe kjo as qe diskutohej!!!

     Me fillimin e proceseve demokratike, ky sistem u hoq duke u quajtur i vjeter dhe " komunist" ( per turp) dhe u nxorr sistemi i konkursit. Duke pasur nje kerkese te madhe por edhe probleme te llojit qe kishte ne mitmarjje ne mosmarrjen e konkursit nga nxenesit duke cuar ne shkolle ata qe nuk e meritonin dhe studentet exelente nuk fitonin u pa e udhes qe te ndryshohej perseri ligji.
    Vitet kalonin, qeverite ndryshonin dhe bashke me ndryshimin e tyre vinin edhe ndryshimet e ligjeve. Pra ketu hyn edhe arsimi. Hapja e shkollave dhe universiteteve private pa kriter shenoi nje njolle te  zeze ne arsimin shqiptar. Dipllomat qe bliheshin, korrupsioni masiv ne trupen arsimore etj. Per fat te mire nisma per mbylljen e shumicave te ketyre pseudoshkollave rezultoi i dobishem.



    


       Por cfar po ndodh aktualisht? Ka disa vite qe qeveria aktuale i eshte rikthyer pikerisht asaj metode te vjeteruar ose " komuniste" ndaj arsimit te mesen, pra rishfaqet mesatarja e kater viteve. Dhe pse ndodh e gjitha kjo? Flasin vete faktet: u provuan te gjitha metodat, askush nuk pati sukses dhe prape u rinis gjithshka nga e para aty ku ishte nderprere. Por... Ka dhe nje por nga mbrapa, iane bere disa shtojca; provimet me zgjedhje!

      Deri ketu dakort. Por me tej? Fillon dhe nderlikohet. Te gjithe nxenesit, pa perjashtim, duhet qe pervec mesatares qe kane arritur duhet te bejne provimin me zgjedhje . Edhe ketu jemi ne rregull. Nxenesit exelente  aty dalin me sukses. Po pastaj? Ne fund nuk fitojne! Si duhet ta quajme kete? Une nuk kam fjale! Kush nga ju mund te ma shpjegoje?

Thursday, August 11, 2016



" KUR DO JEMI TE VETEDIJSHEM??? "

Kur do jemi te vetedijshem? Eshte mese e dukshme. Jemi ne prag te nje katastrofe universale. Kjo sepse jemi pikerisht ne, njerezimi, qe cdo dite shkaterrojme gjithshka dhe
nen urdherat e diktuara nga njerez qe kane pushtet, dhe pushteti ka nje emer: para!!! - mony - denaro dhe ne sa e sa gjuhe te botes perdoret.
Shikojme cdo moment,tragjedi te ndryshme, duke filluar qe me ato me te parendesishmet ( gjithmone sipas mendjes tone) por qe mund te jene te medha. Por cfar duhet te bejme?
Duhet te presim qe te shtohen akoma me shume? Duhet te rrime indiferent ne folezen tone me termin e famshem: " E c'me duhet mua? Mjafton qe shtepia ime mos te digjet". Indiferenca! Nje tjeter gje e keqe e njerzimit. Shikohen femije qe dhunohen dhe nuk reagojne. Ose ky reagim eshte shume i vogel ne krahasim me ate qe duhet te jete ne te vertete,

Vlerat e njeriut jane te shenjta, pasi pa njerezim nuk ka jete ne toke. Shume semundje, po perhapen kudo ne planetin toke, semundje qe deri me tani nuk ishin pare e degjuar. Mendja e njeriut nuk mund ti imagjinonte. E pra, keto semundje e kane nje preajrdhje. Fjala e pare, eshte: "Afrika mbartesja e te gjitha semundjeve". Por tashme, Afrika ia ka lene vendin nje tjeter kontineti,
Amerikes Latine.

Por e verteta qendron krejt ndryshe! Nuk jane aq shume njerzit qe sjellin keto semundje, sesa te tjere, te fuqishem, teper te fuqishem,

Organizata te Fshehta Boterore qe veprojne, provokojne te keqen ne dem te popujve dhe per perfitimet e tyre kolosale.
Konspiracionet nuk jane me nje term romanesh me spiunazh, jo!!! Ato jane aktuale, ato veprojne, madje pse jo, edhe ne Shqiperi.

Prej shekujsh, qe ne fillimet e shek. te 19- te, pushtetet nuk udhehiqen nga kryetaret e shteteve, madje edhe monarkite, kane dike mbi koke, por emrat e tyre jane te fshehte. Ndersa politka qe ata ndjekin eshte fare e qarte: " Une te jap nje kredi te madhe per ekonomine e vendit tend, por edhe per fitimin tend personal. Detyra jote eshte te ndjekesh udhezimet e mia pike per pike, perndryshe je karte e djegur". Luhet edhe me jetet e tyre, ata nuk falin!!!.
Shembujt jane te shumte, madje jane bere te ditur nga gazetare te shkrimtare te famshem boterore qe pre dekadash ndjekin veprimtarine e ketyre organizatave te fshehta. Njerzit duhet ten ndergjegjesohen, te ngrihen, jo vetem ne rangje lokale, por kudo ne bote. Nuk mund te lejojne qe tu shkaterrohet e ardhmja per qejf te ketyre njerezve te paskrupuj, qe per hir te pushetit, parase, kerkojne shfarosjen e njerzimit dhe nje rend te ri boteror nen diktatin e tyre.
Dhe ne fund dua ta mbyll kete shkrim me nje thenie te famshme te njerit prej personaliteteve te politikes boterore Benxhamin Dizraeli, ( 1802 - 1886) njekohesisht shkrimtar dhe historian, ish kryeministri i pare Mbreterise se Bashkuar, nen mbreterimine mbretereshes Viktoria.
" Bota qeveriset nga personazhe krejt te tjere, nga ata qe mendohen, personazhe te cilet veprojne ne fshehtesi"

11/8/2016






Wednesday, August 10, 2016

" Kur ndihmesa shnderrohet ne mosmirenjohje!"


Aspektet sociale qe shoqerojne jeten tone te perditshme jane me mijra. Problemet jane nga me te ndryshmet, duke filluar qe me agimin e dites se re, here me diell e here me shi, ( ne menyre metaforike kjo) dhe deri tek ato me te medhajat, me te rendat.
Por une dua te ndalem ne nje ceshtje qe keto vitet e fundit po perhapet teper. Te qenurit inferior nga shoqeria, perballja me realitetin por... Kety hyn dicka e re, ose pak e perfolur. Mosmirenjohja e ketyre inferioreve kundrejt shoqerise qe u shtrin krahun ne mbeshtetje te tyre.Te qenurit inferior, u perket personave me aftesi te kufizuar, te etnive te ndryshme, te klasave sociale etj.
Shikojme shume femije rome qe lypin ne rruge. Ndjehem keq, nje dite ndesha me dike i cili erdhi dhe me kerkoi lek. E pyes: " kush te ka derguar? - nuk me kthehu pergjigjje, edhe pse pergjigjjen e dija. Atehere vendosa ti jap dicka per te ngrene por... Ai e refuzoi, madje insistoi qe ti jepja vetem lek. Nuk mund te matesha me nje femije, por pasi nuk ia dhashe dhe i thashe perseri qe ti jepja per te ngrene ai foli nje fjale jo te pershtatshme per moshen e tij.
Si quhet kjo? Mosmirenjohje! Ku i ka mesuar ky femije keto fjale? Sigurisht nga prinderit e tij. Ku e ka mesuar virtytin e mosmirnejohjes, pra qofte edhe nje faleminderit? Nga familja!pra familja eshte baza e gjithshkaje!


Por le te kalojme tek brezi me i madh. Jane pikerisht ata qe me pjekurine, e tyre, qofte edhe pse i perkasin nje klase sociale te ulet, ose nje etniteti te ndryshem, duhet te jene mirenjohes per ata qe shoqeria dhe shteti u ofron.


Pa dashur te bej avokaten e djallit, por realiteti flet ndryshe. Sapo atyre u jepet mundesia per te ecur perpara ne jete, ndryshojne teresisht ne cdo aspekt! Madje ka edhe nga ata qe me fytyre engjellore, dhe me sjelle arrogante, cinike, egoiste, mendjemadhesie, per mos folur per mashtrimet qe bejne nder sy, arrijne deri aty sa te perflasin edhe ata qe i kane ndihmuar ne momentet me te veshtira te jetes se tyre. Perse kjo sjellje? Deri dje, ishit kokeulur, qanit, kerkonit ndihme. Ndersa tani? Ku shkoi perulesia? Arrijne qe me karten e te qenurit inferior, luajne me njerzit, pra me njerez te fuqishem, qofshin pushtetare, madje arrijne deri te autoritetet fetare. Shkojne, flasin, pergojojne, madje qajne para tyre dhe hedhin parrulen e famshme" na neperkembin se jemi ( shembull) rom, etj. Detyra e nje autoriteti fetar, eshte ti ndihmoje njerzit, por jo te budallallepset pas fjaleve te njerzve te ketij lloji, por ti peshoje dhe ti gjykoje me drejtesi. Madje, t'ja veri ne dukje pikerisht atij qe po i ankohet se ne rradhe te pare gabimin duhet ta shikoje te vetja.


" Kush eshte pa mekat le te hedhe gurin i pari " - BIBLA!!!


Ishte nje shkrim qe kisha kohe qe mendohesha nese duhej ta shkruaja apo jo. Mbase "frika" e moskuptimit nga shume persona, do e bente paska te veshtire botimin e tij. Por nje ngjarje qe pashe dhe degjova me beri me te vendosur qe jo vetem ta hidhja kete hap, por dhe tu drejtohem ketyre njerezve: " mos harroni nga vini, ne c'llum po notoni dhe si do perfundoni. Cdo gje ka nje kufi! Mos kafshoni doren qe ju ka dhene per te ngrene. Gjykimin e jep vetem zoti siper"