Krahasimet e periudhave historike
Shkrimet historike, analizat qe u behen atyre, marrin shume here karakter te personalizuar, dhe kjo duke cuar per fat te keq ne shtremberimet e dokumentacionit dhe kujtimeve reale. Sado qofshin subjektive keto te fundit, vlera e tyre nuk mund te fshihet me nje te rene te lapsit. Perkundrazi, duhen studiuar me kujdes, analizuar gjithmone ne baze te dokumentacionit dhe kur mungon ky dokumentacion, ballafiqimi te jete i njeanshem dhe besnik i ngjarjes, kurdo qofte qe ka ndodhur ajo.
Po shoh nje emision
ne TVSH ku ne fokus eshte muzeu i krimeve te komunizmit. Shume mire, deri ketu
nuk ka asgje te keqe. Nje kujtese qe duhet mbajtur gjalle perjetesisht, por kjo
gjithmone e pare ne prizmin e realitetit, pa fryrje te stilit Urrejtje.
Por ajo qe une dua te dal ne teme eshte:
Pse nuk eshte ndertuar ose nuk ka nje muze te Luftes se II Boterore? Perse
anashkalohet gjithmone ceshtja e kesaj lufte? Perse gjithmone, historianet, pa
dallim, qe gjenden aktualisht ne Shkoder, rriten me nje fryme jashte
aktualitetit historik te ngjarjeve? Ose le ta them ne kontekstin e ndryshimeve
te tyre, pra duke e zbutur ose duke mos i dhene rendesine e duhur epopese ne
fjale. Marr nje shembull;
Burgu i Gestapos ka nje qene nje nga burgjet me te tmerrshme, ne mos i rendi ne
zonen veriore, madje dhe ne gjithe vendin, per brutalitetin dhe torturat qe
jane perdorur ndaj viktimave. Dhe viktimat nuk ishin te pakta, ishin te
shtresave te ndryshme, patriote intelektuale, fshatare, njerez te shtresave te
mesem, nxenes shkollash, etj.
Manush Alimani, Heroi i Popullit, Sekretar Qarkor i Rinise Komuniste dhe nje
nga kreret me te rendesishem te Komitetit Qendror te PKSH u torturua deri ne
vdekje nga shefi i gestapos gjermane Howzding. E pra, Manush Alimani u arrestua
pikerisht nga forcat e xhandermarise shqiptare ku komandant i kesaj
xhandermarie ishte Llesh Marashi i cili pas 5 dite torturash ia dorzoi te riun
19 vjecar Gestapos.
Pse nuk permenden krimet e reaksionit , nga regjimenti "Kosova" qe u perdoren ndaj popullsise vendase dhe jo vetem ne qytet por edhe ne fshat madje me gjere? Pse nuk permendin bashkepuntoret kriminele Llesh Marashi dhe Shaban Elezi te cilet kane marre pjese ne arrestimet, torturat vrasjet e qindra njerezve?
"Në Shkodër qe grumbulluar gjithashtu thuajse i tërë reaksioni shqiptar, që me ndihmën e gjermanëve, do të përpiqej të largohej nga vendi. Nga ana tjetër, Komanda dhe Shtabi i Përgjithshëm urdhëruan repartet partizane që çliruan Kukësin, Pukën dhe Lezhën, që të lëviznin me shpejtësi drejt Shkodrës dhe t`u bashkoheshin forcave që zhvillonin luftime aty. Për rrjedhojë në Shkodër do të kishte një koncentrim të madh të forcave, nga të dy palët. Konfrontimi ishte shumëplanësh, raprazaljet dhe terrori i forcave naziste kishin arritur kulmin. Këto zhvillime po i çirrnin maskën demagogjisë së okupatorit, por dhe të kolaboracionistëve shqiptarë, që gjatë gjithë kohës së qëndrimit të trupave gjermane në Shqipëri, nuk pushuan së propoganduari se Gjermania hitleriane ishte një aleate dhe mike e Shqipërisë. Se sa për zemër e kishin nazistët Shqipërinë, e tregoi plani kriminal për hedhjen në erë të qytetit, që për pak desh të kthehej në një katastrofë të vërtetë për Shkodrën dhe banorët e saj". Xhelal Gjecovi Gazeta " Dita" 28 nentor 2015
Teza e famshme lufte kunder shkjahut ( serbeve) nuk pinte me uje ne syte e
popullit shkodran, Bashkepunimi i tyre tashme ishte bere i qarte dhe per me
teper qe kjo conte ne konflikte vllavrasese. Me pretekstin se gjoja ata nuk kishin ndonje peshe te madhe te gjermanet, pasi situaten ne dore e kishte Regjimenti " Kosova" terhiqeshin para krimeve qe ky regjiment bente, de jure beheshin vetem nota proteste tek autoritetet gjermane, por de facto per perballjen mes dy forcave as qe mund te mendohej. Ne fund te fundit piksynimi i tyre kryesor ishte shfarosja e LANCI-t!
Jane pikerisht pasardhesit e tyre sot, ose dhe studiues ( me gjithe respektin)
qe flasin se luften civile e ka bere LANCI. Mbi c'teza te "nderuar"
zoterinj?
Por mos i hyjme kesaj teme sepse diku tjeter del e verteta dhe ju te verteten e dini shume vetem se nuk doni ta thoni.
Per ta perfunduar kete shkrim dua vetem te shtoj madje te perseris; Nese duam qe te shkruajme historine tone, duhet te jemi te ndergjegjjshem dhe realist ne cdo kendveshtirm te saj.
Por mos i hyjme kesaj teme sepse diku tjeter del e verteta dhe ju te verteten e dini shume vetem se nuk doni ta thoni.
Per ta perfunduar kete shkrim dua vetem te shtoj madje te perseris; Nese duam qe te shkruajme historine tone, duhet te jemi te ndergjegjjshem dhe realist ne cdo kendveshtirm te saj.
8 korrik 2017
No comments:
Post a Comment