Friday, July 29, 2016

Tjetersimi i historise!

Gjithmone ndesh ne editorialet e perditshme shkrime nga me te ndryshme. Secila prej tyre eshte e shkruar me nje gjuhe, qe le shume per te deshiruar. Flas per gjuhen mediatike e cila cdo dite e me shume i humbet vlerat e saj, per t’iu pershtatur gjithnje e me shume nje plagjature te rendomte kronike , pra te folurit e zakonshem. Kjo ne te gjitha temat, socio – ekonomike – historike. Pikerisht per kete te fundit, dua te ndalem edhe une, pra argumentimi dhe gjuha e perdorur ne nje shkrim me teme historike.

Dje, ne gazeten “ Panorama” e dt. 28, eshte botuar nje shkrim ku flitet per nje ngjarje gjate Luftes se II Boterore, ne Shqiperi. Behet fjale, per batalionin “ Hakmarrja” dhe ku specifikohet komandanti i ketij batalioni, Petrit Dume dhe komisari Josif Pashko. Ceshtja ne fjale, ka te beje per nje ngjarje, qe daton ne vitin 1941 ( gjithmone sipas z.Ekrem Bardha, i cili e ka bere kete shkrim) bazuar ne librin e shkrimtarit Naum Priftit me titull “ Kush e filloi luften civile ne Shqiperi”. Gjithnje sipas komenteve te z. Bardha, del qe luften civile, e kane filluar komunistet. Kjo fale nje ndodhie, nje vrasjeje qe daton ne vitin 1941, dhe qe eshte kryer nga komunistet.
Pyetja qe une i drejtoj ne kete rast z.Ekrem, eshte fare e thjeshte: Z.Ekrem, juve ku jeni bazuar ne shkrimin tuaj? Pra  cfare dokumentash keni studiuar per te arritur ne konkluzionin tuaj? Sepse gjithshka qe ju keni shkruar ne kete gazete, eshte kryekeput fallco, ose per te perdorur nje gjuhe paksa me te bute, me qellime te keqija. Ose… ngelet per tu pyetur: Kujt krahu politik i sherbeni?
Tani, jam une ajo, qe po jua faktoj me fakte, qe gjithshka qe ju keni e shkruajtur eshte e gabuar.
Si fillim, per te gjithe lexuesit, ketu perfshiheni edhe ju z.Bardha, ne Shqiperi nuk ka pasur lufte civile, por, segmente te vogla te kesaj lufte. Dallimi mes nje lufte civile, dhe segmente, eshte fare e qarte: Lufta civile ne vetevete perfshin nje konflikt te hapur ne te gjithe vendin, e quajtur ndryshe, vllavrasje.  Ndersa, luftimet lokale, ndermjet dy kraheve te kunderta politike, ne ate kohe Fronti Nacionalclirimtar dhe Balli Kombetar, nuk ishin te se njejtes permase. Pra, fronti luftonte kunder nje bashkepuntori te pushtuesit, qofshin ata italiane dhe gjermane. Madje, gjithmone, Partia Komuniste, ose Fronti Nacionalclirimtar u bente gjithmone thirrje kujtdto qe afrohej ose bashkepunonte me pushtuesin, te kujtdo krahu politik qe ata u perkisnin te largoheshin ose te hiqnin dore, kjo pasi nuk duhej te kishte konflikte vllavrasese. 
        Le te kthehemi te ceshtja ne fjale, te ndodhia e vitit 1941. Ju tregoni nje ngjarje, qe edhe ka ndodhur, kete nuk mund ta mohoj, por kete ngjarje, ju e parashtroni ne nje kontekst kohor te gabuar. Ju thoni, qe nje djale me emrin Xhevdet Rramolli, djali 25 vjecar qe vazhdonte studimet ne Liceun e Korces, rridhte nga nje familje nacionaliste ballistesh. Jo me kot e kam nenvizuar fjalen e fundit. Me tej, ju vazhdoni: ” Komunistet e batalionit “ Hakmarrja” te urdheruar nga komandant Petrit Dume dhe komisar Josif Pashko, ndaluan veturen e tij dhe e urdheruan te zbriste, duke e ekzekutuar dhe lene Xhevdetin te mbyutur ne gjak. Pamja e tij behej edhe me e rende per faktin se e kishin masakruar me thike, duke I prere veshet dhe gishtrinjte. Ishte viti 1941.”
     





                                                 
                                                     Petrit Dume 1920 - 1975

Perseri jo me kot i  kam nenvizuar keto paragrafe pasi pikerisht ne keto te fundit del e verteta. Z. Ekrem, dua tua bej te ditur, se batalioni “ Hakmarrja” eshte formuar ne 5 maj te 1943 dhe jo ne vitin 1941 sic e nxirrni ju! Petrit Dume ne vitin 1941, ka qene nxenes ne shkollen teknike te Korces, dhe si rrjedhoje nuk mund te kete qene njekohesisht edhe ne cete edhe nxenes. Madje, ai e filloi aktivitetin e tij ne mal me krijimin e cetes se Kolonjes, ne qershor te vitit 1942. Kjo cete, ishte nder te parat formacione te armatosura te LANC-it ne qarkun e Korces. Dhe ne saje te perkushtimit por dhe aftesive te tij, ai u caktua komandant i bataliionit “ Hakamrrja” qe sic e kam permendur me siper u krijua ne 5 maj te 1943 detyre qe do ta mbante deri ne dhjetor te po atij viti.



                                    Harta e batalioneve partizane te formuara deri ne korrik te vitit 1943


                                           Batalioni " Hakmarrja" viti 1943. 
     
                   Ne foto mund te shihen qarte emrat e luftetarve te ketij batalioni.   

   Po keshtu, edhe Josif Pashko, te cilin ju e permendni si komisar politik te ketij batalioni, nuk ka qene ne ate kohe. Kjo, pasi ai ishte ne Elbasan, ku punonte si mesues ne shkollen Normale. Me vone, gjithmone nga ai vit e deri ne clirimin e vendit, J.Pashko, ka qene komisar politik  i disa brigadave partizane.
Le te hidhemi te Balli Kombetar. Ju thoni qe viktima Rramolli rridhte nga nje familje nacionaliste ballistesh. Por mire more z. Ekrem,  si mund te thoni ballistesh, ne vitin 1941? Kur Balli Kombetar u themelua ne shtator te vitit 1942, menjehere pas Konferences se Pezes!!!

U perpoqa qe me kete shkrim, te jap ne menyre sa me te detajuar, bazuara mbi fakte, por dhe te sakte, nje ngjarje e cila, nuk ka qene as e para dhe as e fundit ne morine e ngjarjeve  qe rendom ndodhnin gjate Luftes se II Boterore ne vendin tone. Me kete, nuk dua te justifikoj askend, por realiteti nuk mund te fshihet. Nuk mund te tjetersohet per hir te nje pale qe kerkon te domosdoshmerisht te tjetersohet historia e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare. Kete e them nga pozita ime si historiane qe mbulon pikerisht kete epoke, sepse e verteta nuk mund te fshihet ose anashkalohet. Jo! Vetem per nje gje biem dakort ne kete shkrim z.Ekrem: Ne fund fare, ju keni shkruani dhe me te drejte, ; “ Duhet te reflektojme dhe te tregojme te verteten, edhe pse shpesh ajo eshte e hidhur, por ne fund te fundit e verteta ne tregimin e ngjarjeve i sherben trashegimnise qe do tu leme brezave”. 

No comments:

Post a Comment