Friday, September 9, 2016



     
  CFAR PO NDODH ME ARSIMIN SHQIPTAR?

       





      Duhet te kuptohet qe reforma ne arsim nuk mund te kuptohet ne pak muaj. Nuk mund te pretendohet qe gjithshka qe qeveria vendos ( ne kete rast tema e te drejtave te studimit) te jete e drejte, dhe kjo per me teper kur vendoset pak muaj para mbarimit te vitit shkollor. Ne te gjithe opsionet, sado qe perpiqen te nxjerrin justifikime nga me te ndryshme, ajo perseri ngec. 




     Nese do te ktheheshim vite prapa do te shikonim qe me cdo qeveri qe ka ardhur ka nxjerre ligjet e saj duke mos marre parasysh asnje mendim te kujtdo subjekti, ne kete rast te nxenesve.
     Para viteve '90 ligji ishte shume i prere: ne universitet vetem nxenesit me nota me te mira, pra mesatarja e 4 viteve duhet te ishe mbi 8.5. Dhe kjo as qe diskutohej!!!

     Me fillimin e proceseve demokratike, ky sistem u hoq duke u quajtur i vjeter dhe " komunist" ( per turp) dhe u nxorr sistemi i konkursit. Duke pasur nje kerkese te madhe por edhe probleme te llojit qe kishte ne mitmarjje ne mosmarrjen e konkursit nga nxenesit duke cuar ne shkolle ata qe nuk e meritonin dhe studentet exelente nuk fitonin u pa e udhes qe te ndryshohej perseri ligji.
    Vitet kalonin, qeverite ndryshonin dhe bashke me ndryshimin e tyre vinin edhe ndryshimet e ligjeve. Pra ketu hyn edhe arsimi. Hapja e shkollave dhe universiteteve private pa kriter shenoi nje njolle te  zeze ne arsimin shqiptar. Dipllomat qe bliheshin, korrupsioni masiv ne trupen arsimore etj. Per fat te mire nisma per mbylljen e shumicave te ketyre pseudoshkollave rezultoi i dobishem.



    


       Por cfar po ndodh aktualisht? Ka disa vite qe qeveria aktuale i eshte rikthyer pikerisht asaj metode te vjeteruar ose " komuniste" ndaj arsimit te mesen, pra rishfaqet mesatarja e kater viteve. Dhe pse ndodh e gjitha kjo? Flasin vete faktet: u provuan te gjitha metodat, askush nuk pati sukses dhe prape u rinis gjithshka nga e para aty ku ishte nderprere. Por... Ka dhe nje por nga mbrapa, iane bere disa shtojca; provimet me zgjedhje!

      Deri ketu dakort. Por me tej? Fillon dhe nderlikohet. Te gjithe nxenesit, pa perjashtim, duhet qe pervec mesatares qe kane arritur duhet te bejne provimin me zgjedhje . Edhe ketu jemi ne rregull. Nxenesit exelente  aty dalin me sukses. Po pastaj? Ne fund nuk fitojne! Si duhet ta quajme kete? Une nuk kam fjale! Kush nga ju mund te ma shpjegoje?

No comments:

Post a Comment