Wednesday, August 10, 2016

" Kur ndihmesa shnderrohet ne mosmirenjohje!"


Aspektet sociale qe shoqerojne jeten tone te perditshme jane me mijra. Problemet jane nga me te ndryshmet, duke filluar qe me agimin e dites se re, here me diell e here me shi, ( ne menyre metaforike kjo) dhe deri tek ato me te medhajat, me te rendat.
Por une dua te ndalem ne nje ceshtje qe keto vitet e fundit po perhapet teper. Te qenurit inferior nga shoqeria, perballja me realitetin por... Kety hyn dicka e re, ose pak e perfolur. Mosmirenjohja e ketyre inferioreve kundrejt shoqerise qe u shtrin krahun ne mbeshtetje te tyre.Te qenurit inferior, u perket personave me aftesi te kufizuar, te etnive te ndryshme, te klasave sociale etj.
Shikojme shume femije rome qe lypin ne rruge. Ndjehem keq, nje dite ndesha me dike i cili erdhi dhe me kerkoi lek. E pyes: " kush te ka derguar? - nuk me kthehu pergjigjje, edhe pse pergjigjjen e dija. Atehere vendosa ti jap dicka per te ngrene por... Ai e refuzoi, madje insistoi qe ti jepja vetem lek. Nuk mund te matesha me nje femije, por pasi nuk ia dhashe dhe i thashe perseri qe ti jepja per te ngrene ai foli nje fjale jo te pershtatshme per moshen e tij.
Si quhet kjo? Mosmirenjohje! Ku i ka mesuar ky femije keto fjale? Sigurisht nga prinderit e tij. Ku e ka mesuar virtytin e mosmirnejohjes, pra qofte edhe nje faleminderit? Nga familja!pra familja eshte baza e gjithshkaje!


Por le te kalojme tek brezi me i madh. Jane pikerisht ata qe me pjekurine, e tyre, qofte edhe pse i perkasin nje klase sociale te ulet, ose nje etniteti te ndryshem, duhet te jene mirenjohes per ata qe shoqeria dhe shteti u ofron.


Pa dashur te bej avokaten e djallit, por realiteti flet ndryshe. Sapo atyre u jepet mundesia per te ecur perpara ne jete, ndryshojne teresisht ne cdo aspekt! Madje ka edhe nga ata qe me fytyre engjellore, dhe me sjelle arrogante, cinike, egoiste, mendjemadhesie, per mos folur per mashtrimet qe bejne nder sy, arrijne deri aty sa te perflasin edhe ata qe i kane ndihmuar ne momentet me te veshtira te jetes se tyre. Perse kjo sjellje? Deri dje, ishit kokeulur, qanit, kerkonit ndihme. Ndersa tani? Ku shkoi perulesia? Arrijne qe me karten e te qenurit inferior, luajne me njerzit, pra me njerez te fuqishem, qofshin pushtetare, madje arrijne deri te autoritetet fetare. Shkojne, flasin, pergojojne, madje qajne para tyre dhe hedhin parrulen e famshme" na neperkembin se jemi ( shembull) rom, etj. Detyra e nje autoriteti fetar, eshte ti ndihmoje njerzit, por jo te budallallepset pas fjaleve te njerzve te ketij lloji, por ti peshoje dhe ti gjykoje me drejtesi. Madje, t'ja veri ne dukje pikerisht atij qe po i ankohet se ne rradhe te pare gabimin duhet ta shikoje te vetja.


" Kush eshte pa mekat le te hedhe gurin i pari " - BIBLA!!!


Ishte nje shkrim qe kisha kohe qe mendohesha nese duhej ta shkruaja apo jo. Mbase "frika" e moskuptimit nga shume persona, do e bente paska te veshtire botimin e tij. Por nje ngjarje qe pashe dhe degjova me beri me te vendosur qe jo vetem ta hidhja kete hap, por dhe tu drejtohem ketyre njerezve: " mos harroni nga vini, ne c'llum po notoni dhe si do perfundoni. Cdo gje ka nje kufi! Mos kafshoni doren qe ju ka dhene per te ngrene. Gjykimin e jep vetem zoti siper"


No comments:

Post a Comment