![]() |
Nxenese te Institutit Femeror Shkoder (Foto e vitit 1942) |
Kur një popull lufton
për lirinë e vendit të vet, ky është akti më sublim. Kjo gjë mund të thuhet edhe për popullin shqiptar, i cili
gjatë Luftës së II Botërore tregoi se liria është gjëja më e shenjtë. Megjithese i
vogël në numër ai arriti të bëjë një luftë heroike duke i treguar mbarë botës
se çfarë është në gjendje të bëjë një vend sado i vogël për pavaresinë e tij.
Lufta e II Botërore
solli shumë viktima. Do të ishte pikërisht rinia që do ti bënte
ballë luftës nacionalçlirimtare që me
pushtimin e Shqipërisë. Do të ishte kjo rini që do të vihej që në fillim në
krye të demostratave në prag të pushtimit fashist. Edhe më vonë do të ishte
rinia, sidomos rinia shkollore që asnjëherë nuk u pajtua me pushtimin Italian,
përkundrazi ajo e vazhdoi luftën e saj kudo që ishte. Sa më e rëndë bëhej
gjendja, aq më e madhe bëhej urrejtja.
Do
të ishte kjo rini shkollore, që do ti thoshte: Jo fashistizimit kudo, do ti
thoshte Jo demagogjisë, dhe do ti thoshte po luftës për liri. Shumë të rinj u
vranë, u burgosën, të tjerë u zhdukën pa lënë gjurmë, por kjo e ndezi akoma më
shumë dëshirën për liri. Të rinj fare të rinj por të rritur nga lufta ose siç u
thoshte populli “ të marrin gjak në vetull “.
Edhe rinia shkollore dha kontributin e saj. Dhe nuk duhet
harruar që Tirana ishte vatra kryesore e luftës. Cdo nxënës që në fillim e
kuptoi se “ liria nuk dhurohet por fitohet”. Kështu bënë dhe ata... Nuk ndejtën
duarkryq, por braksisën shkollat dhe filluan
luftën. Edhe per ta ishte e dhimbshme “ të braktisje bankat e dijes” por ja që
lufta për lirinë e vendit kishte rëndësi më të madhe se shkolla .
Po përflitet shumë dhe madje ende
nuk arrihet të vihen pikat mbi i përsa i përket kësaj çështjeje. Fillon dhe
mbaron ideja e një urrejtjeje surreale, ekstremiste vetëm sepse lufta u udhëhoq
që më vonë do të vendosnin rendin e ri në Shqipëri.
Në çdo dokument që është gjetur, pra
përdorur për punimin, jam përpjekur që të balancohem, ku prioritet kryesor
është e vërteta , as më shumë e as më pak. Dokumentat janë kryesisht të Akrivit
Qëndror Shqiptar por edhe nga shtypi i kohës. Është e kuptueshme që kritikat,
mendimet, idetë nuk do të mungojnë, nuk do jen unike, madje do të ketë edhe
sulme, qofshin politike apo të karakterit personal.
![]() |
Ne fotot: Qemal Stafa, Branko Kadia, Ramiz Xhabija (Shkurt 1942) |
Ky
libër nuk ka ndërmend, të paragjykojë ose të cënojë interesat e njërs apo
tjetrës palë, kushdo qofshin ato. Ky libër u dedikohet të rinjve shqiptarë,
asaj shkollore, që ishin avantguardia ( pararoja) e LANC-it, duke sakrifikuar
edhe jeten e tyre për çlirimin e vendit. Besoj se këtu jemi të gjithë dakort!
Politika qëndron jashtë! Nuk mund të
mendohet që kjo luftë u bë për interest e PKSH, siç thuhet dhe vazhdon ende të
shkruhet për fat të keq në disa media. JO! Luftën e bëri populli shqiptar, ku
rolin kryesor e luajti rinia . Dhe pikërisht këtë rol, jam përpjekur ta zgjeroj
në këtë libër, të nxjerr dokumente dhe fakte të reja që pasqyrojnë ketë të
vërtetë që gjithsecili prej nesh kërkon të dijë. Kjo e vërtetë është reale, jo
një invencion, është një realitet, që me plotkuptimin e fjalës mund të quhet e
SHENJTE! Kush bie për Atdheun, ai ka fituar diçka të shenjtë, që nuk mund ta
fitojë çdo njeri, të drejtën që populli të vejë para varrit të tij dhe të
përulet me respekt të thellë.
Historishkruesi i Ballkanit, Xh.
Kastellan, nënvizon edhe sa vijon: ”… Zogu ishte larguar përmes maleve me
dëborë…”. Por gjithsesi, edhe nga disa të huaj është pohuar prerazi dhe qartë
se, populli shqiptar i ndodhur përballë rrezikut të shpërbërjes, zgjodhi
alternativën e qëndresës së armatosur, duke arritur në përfundimin logjik se,
bashkimi, si një dhunti e hyjshme e tij, do të ishte edhe mjeti më i efektshëm
për t’ju kundërvënë së keqes. Vatrat e qëndresës kundër pushtuesve, në fillim e
deri në ditën e çlirimit në fundvitin 1944, u shndërruan në legjendë. Nga dita
e parë e pushtimit e deri në çlirimin e plotë nga pushtuesit e huaj, kudo ku e
deshte interesi i mbrojtjes së Atdheut, u derdh gjaku i shtrenjtë i shqiptarit.
Duke e mbyllur, po citoj këtu një
thënie të famshme nga një njeri I madh, një poet, edhe ai i ri në
![]() |
|Ne foto: Nxenese te Institutit Femeror "Nena Mbretereshe", Tirane - 1940 |
moshë, i një
epoke tjetër, por që kishte njësoj idealin e lirisë, poeti i famshëm hungarez
Sandor Petef:
PËR DASHURINE JAP JETËN, PËR LIRINË JAP
DASHURINË!
No comments:
Post a Comment