ARBËRESHËT
Hyrje
Si sot 105 vjet më parë, Shqipëria po përjetonte momentin e saj më
historik në gjatë 5 shekujve të dominimit osman. Në Vlorë plaku i urtë dhe
largpamës, Ismail Qemali i shoqëruar nga miqte e tij më të ngushtë, kishin ndërrmarë
prej vitesh një rrugëtim të gjatë dhe plot rreziqe për të shpallur Pavarsinë e
Shqipërisë. Ishte pikërisht kjo ditë, që shënoi dhe fundin e një epoke
obskurrantiste për kombin shqiptar. Megjthatë rrugëtimi drejt epokës së re, pra hyrjes drejt europës
nuk do të ishte e lehtë, pasi kemi të bëjmë me proces të vështirë të asimilimit
të kulturës europiane nga popullsia shqiptare, dhe për më tepër kalbëzimi i
adminstratës së atëhershme dhe ringritja e asaj të resë në suazën bashkëkohore
ishte në rendin e ditës për tu c'rrënjosur nga qeveria e porsakrijuar.
Si fillim u morën masa për deosmanizimin e bazave më kryesore të
shtetit, administrata, gjuha, madje me ligj gjithashtu u ndalua përdorimi i
gjuhës turke dhe përdorimi i gjuhës shqipe. Qeveria i dha një prioritet edhe
mardhënieve me botën e jashtme, por sidomos me shqiptarët që ishin përtej
kufijve.
Janë pikërisht arbëreshët e Italisë, që sic dihet që pas vdekejs
së Skëndërbeut mërguan në Itali, në mbretërinë e Napolit, dhe ku më vonë ata
krijuan qëndrat e tyre duke ruajtur traditat, simbolet dhe zakonet e tyre që mbërrijnë
deri në ditët sotme.
Në lidhje me asimilimin e kulturës shqiptare, vlen të përmendet
fakti se Kalabria, dhe zonat ku janë përqëndruar pjesa më e madhe e popullsisë
arbëreshe, San Demetrio Corone, San Basile, San Marzano di San Giuseppe etj. e ka ruajtur me një fanatizëm të cuditshëm, dhe në përfaqësimet e
festave por edhe të evenimenteve ndërkombetare qofshin në lëmin e gjuhësisë dhe
të muzikës vihet re mbrojtja e këtij identiteti.
Edhe gjatë rendit socialist ne Shqipëri, mardhëniet mes dy
vendeve, pra Shqipëri - Itali ishin të prirura për tu forcuar, pasi qeveria shqiptare e asaj kohe, kishte shumë kujdes gjithmonë që në këto mardhënie qëllimi kryesor ishte lidhja me arbëreshët, ( edhe pse me
luhatje të vogla) por duhet marrë parasysh që kemi të bëjmë me luftën e ftohtë.
Megjithatë, menjëherë pas clirimit të vendit, me ngritjen e Institutit të
Studimeve Shqiptare, në 1946, do të merrte jetë dhe instituti i historisë ku
formën e plotë do ta merrtë në 1972 pranë Akademisë së Shkencave. Ky institut sic u tha më lart ka bërë një punë shumë të lavdërueshme në lëvrimin e historisë
për popullsinë arbëreshe nëpërmjet historianëve të njohur të asaj kohe si Aleks
Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha etj që me studimet e tyre dhe vizitat në
Kalabri kanë bërë të mundur shpërfaqjen akoma më të madhe dhe njohjen më në
thellësi të historisë dhe gjuhës shqipe.
Në analizat shkencore që rëndom bëhen në konferencat dypalëshe të
organizuara reciprokisht flitet shumë për mardhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh
mes popujve. Por cili është ekstrakti ai më reali, i vërteti i përfundimeve që
nxirren? Cfar është bërë gjatë gjithë këtyre 27 viteve në kuadrin e këtyre
mardhënieve? A janë vlerësuar arbëreshët sic duhet për cfar kanë bërë dhe cfar
po bëjnë aktualisht në mbrojtjen e kulturës shqiptare?
Dinjiteti i një populli qëndron në rradhë të parë në mbrojtjen e
vlerave të tij historiko – shoqërore. Dhe arbëreshët e meritojnë këtë vlersim
me plotë kuptimin e fjalës!
Një homazh dhe nderim për
figurat e mëdha arbëreshe duke filluar që nga Jul Variboba, Jeronim de Rada, Gavril
Dara I Riu, Frengjishku Krispi, Sef Serembe, Zef Skiroi etj….por edhe për
figurat aktuale intelektuale që sot me punën e tyre po kontribojnë në lëvrimin
e gjuhës shqipe si prof.Franco Altimari, Matteo Mandala, etj.
No comments:
Post a Comment