Friday, July 29, 2016

Tjetersimi i historise!

Gjithmone ndesh ne editorialet e perditshme shkrime nga me te ndryshme. Secila prej tyre eshte e shkruar me nje gjuhe, qe le shume per te deshiruar. Flas per gjuhen mediatike e cila cdo dite e me shume i humbet vlerat e saj, per t’iu pershtatur gjithnje e me shume nje plagjature te rendomte kronike , pra te folurit e zakonshem. Kjo ne te gjitha temat, socio – ekonomike – historike. Pikerisht per kete te fundit, dua te ndalem edhe une, pra argumentimi dhe gjuha e perdorur ne nje shkrim me teme historike.

Dje, ne gazeten “ Panorama” e dt. 28, eshte botuar nje shkrim ku flitet per nje ngjarje gjate Luftes se II Boterore, ne Shqiperi. Behet fjale, per batalionin “ Hakmarrja” dhe ku specifikohet komandanti i ketij batalioni, Petrit Dume dhe komisari Josif Pashko. Ceshtja ne fjale, ka te beje per nje ngjarje, qe daton ne vitin 1941 ( gjithmone sipas z.Ekrem Bardha, i cili e ka bere kete shkrim) bazuar ne librin e shkrimtarit Naum Priftit me titull “ Kush e filloi luften civile ne Shqiperi”. Gjithnje sipas komenteve te z. Bardha, del qe luften civile, e kane filluar komunistet. Kjo fale nje ndodhie, nje vrasjeje qe daton ne vitin 1941, dhe qe eshte kryer nga komunistet.
Pyetja qe une i drejtoj ne kete rast z.Ekrem, eshte fare e thjeshte: Z.Ekrem, juve ku jeni bazuar ne shkrimin tuaj? Pra  cfare dokumentash keni studiuar per te arritur ne konkluzionin tuaj? Sepse gjithshka qe ju keni shkruar ne kete gazete, eshte kryekeput fallco, ose per te perdorur nje gjuhe paksa me te bute, me qellime te keqija. Ose… ngelet per tu pyetur: Kujt krahu politik i sherbeni?
Tani, jam une ajo, qe po jua faktoj me fakte, qe gjithshka qe ju keni e shkruajtur eshte e gabuar.
Si fillim, per te gjithe lexuesit, ketu perfshiheni edhe ju z.Bardha, ne Shqiperi nuk ka pasur lufte civile, por, segmente te vogla te kesaj lufte. Dallimi mes nje lufte civile, dhe segmente, eshte fare e qarte: Lufta civile ne vetevete perfshin nje konflikt te hapur ne te gjithe vendin, e quajtur ndryshe, vllavrasje.  Ndersa, luftimet lokale, ndermjet dy kraheve te kunderta politike, ne ate kohe Fronti Nacionalclirimtar dhe Balli Kombetar, nuk ishin te se njejtes permase. Pra, fronti luftonte kunder nje bashkepuntori te pushtuesit, qofshin ata italiane dhe gjermane. Madje, gjithmone, Partia Komuniste, ose Fronti Nacionalclirimtar u bente gjithmone thirrje kujtdto qe afrohej ose bashkepunonte me pushtuesin, te kujtdo krahu politik qe ata u perkisnin te largoheshin ose te hiqnin dore, kjo pasi nuk duhej te kishte konflikte vllavrasese. 
        Le te kthehemi te ceshtja ne fjale, te ndodhia e vitit 1941. Ju tregoni nje ngjarje, qe edhe ka ndodhur, kete nuk mund ta mohoj, por kete ngjarje, ju e parashtroni ne nje kontekst kohor te gabuar. Ju thoni, qe nje djale me emrin Xhevdet Rramolli, djali 25 vjecar qe vazhdonte studimet ne Liceun e Korces, rridhte nga nje familje nacionaliste ballistesh. Jo me kot e kam nenvizuar fjalen e fundit. Me tej, ju vazhdoni: ” Komunistet e batalionit “ Hakmarrja” te urdheruar nga komandant Petrit Dume dhe komisar Josif Pashko, ndaluan veturen e tij dhe e urdheruan te zbriste, duke e ekzekutuar dhe lene Xhevdetin te mbyutur ne gjak. Pamja e tij behej edhe me e rende per faktin se e kishin masakruar me thike, duke I prere veshet dhe gishtrinjte. Ishte viti 1941.”
     





                                                 
                                                     Petrit Dume 1920 - 1975

Perseri jo me kot i  kam nenvizuar keto paragrafe pasi pikerisht ne keto te fundit del e verteta. Z. Ekrem, dua tua bej te ditur, se batalioni “ Hakmarrja” eshte formuar ne 5 maj te 1943 dhe jo ne vitin 1941 sic e nxirrni ju! Petrit Dume ne vitin 1941, ka qene nxenes ne shkollen teknike te Korces, dhe si rrjedhoje nuk mund te kete qene njekohesisht edhe ne cete edhe nxenes. Madje, ai e filloi aktivitetin e tij ne mal me krijimin e cetes se Kolonjes, ne qershor te vitit 1942. Kjo cete, ishte nder te parat formacione te armatosura te LANC-it ne qarkun e Korces. Dhe ne saje te perkushtimit por dhe aftesive te tij, ai u caktua komandant i bataliionit “ Hakamrrja” qe sic e kam permendur me siper u krijua ne 5 maj te 1943 detyre qe do ta mbante deri ne dhjetor te po atij viti.



                                    Harta e batalioneve partizane te formuara deri ne korrik te vitit 1943


                                           Batalioni " Hakmarrja" viti 1943. 
     
                   Ne foto mund te shihen qarte emrat e luftetarve te ketij batalioni.   

   Po keshtu, edhe Josif Pashko, te cilin ju e permendni si komisar politik te ketij batalioni, nuk ka qene ne ate kohe. Kjo, pasi ai ishte ne Elbasan, ku punonte si mesues ne shkollen Normale. Me vone, gjithmone nga ai vit e deri ne clirimin e vendit, J.Pashko, ka qene komisar politik  i disa brigadave partizane.
Le te hidhemi te Balli Kombetar. Ju thoni qe viktima Rramolli rridhte nga nje familje nacionaliste ballistesh. Por mire more z. Ekrem,  si mund te thoni ballistesh, ne vitin 1941? Kur Balli Kombetar u themelua ne shtator te vitit 1942, menjehere pas Konferences se Pezes!!!

U perpoqa qe me kete shkrim, te jap ne menyre sa me te detajuar, bazuara mbi fakte, por dhe te sakte, nje ngjarje e cila, nuk ka qene as e para dhe as e fundit ne morine e ngjarjeve  qe rendom ndodhnin gjate Luftes se II Boterore ne vendin tone. Me kete, nuk dua te justifikoj askend, por realiteti nuk mund te fshihet. Nuk mund te tjetersohet per hir te nje pale qe kerkon te domosdoshmerisht te tjetersohet historia e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare. Kete e them nga pozita ime si historiane qe mbulon pikerisht kete epoke, sepse e verteta nuk mund te fshihet ose anashkalohet. Jo! Vetem per nje gje biem dakort ne kete shkrim z.Ekrem: Ne fund fare, ju keni shkruani dhe me te drejte, ; “ Duhet te reflektojme dhe te tregojme te verteten, edhe pse shpesh ajo eshte e hidhur, por ne fund te fundit e verteta ne tregimin e ngjarjeve i sherben trashegimnise qe do tu leme brezave”. 

Wednesday, July 27, 2016

NE EMER TE KUJT...?

DJE MBARE BOTA PERJETOI NJE NGJARJE MAKABRE QE NDODHI NE NJE QYTEZE NE FRANCE.

NJE PRIFT KATOLIK, I MOSHUAR, 84 VJECAR U MASAKRUA NE MENYREN ME BARABARE NGA NJE 19 VJECAR ARAB.
MOTIVI?: " ALLAHU EKBER" !!!!!!!!!!

E JO! KETU NK KA PUNE ALLAHU EKBER! KY ESHTE NJE PERVERSITET SADIST NE EMER TE SE ASHTEQUAJTURIT ALLAH, (ZOT). PRA, UNE VRAS NE EMRIN TEND!

E JO! KETU NK KA PUNE ALLAHU EKBER! KY EESHTE NJE PERVERSITET SADIST NE EMER TE SE ASHTEQUAJTURIT ALLAH, (ZOT). PRA, UNE VRAS NE EMRIN TEND!

I IMAGJINOJ ULERRIMAT DHE KELTHITJET E TYRE PLOT GEZIM, SEPSE KANE VRARE DIKE! " TRIMERI E MADHE"!!!!

CFAR DESTINACIONI PO MERR DHUNA? PAS PERFUNDIMIT TE LUFTES SE II BOTERERORE, NISI LUFTA E FTOHTE, PERENDIM - LINDJE! KAPITALIZMI KUNDER KOMUNIZMIT DHE ANASJELLTAS!

PAS RENIES SE KOMUNIZMIT, NE VITIN 1990 FILLON NJE TJETER EPOKE LUFTRASH: LUFTRAT PER ETNITET, KJO E PERQENDRUAR NE RAJONIN BALLKANIK, NE ISH JUGOSLLAVI.
NJEKOHESISHT EDHE NE ISH REPUBLIKAT SOVJETIKE E NJEJTA LUFTE ZHVILLOHEJ NE TE EMER TE SE ASHTEQUAJTUES PAVARESI!!!

POR TABLOJA ME EMRIN PIKTURE REALE, MADJE FOTOGRAFI BARDH E ZI, PO ZMADHOHEJ CDO DITE E ME , SHUME. NE LINDJEN E LARGET, NE NJE VEND ME EMRIN AFGANISTAN, LINDI NJE RRYME E RE, TERRORIZEM NE EMER TE FESE! " ALLAHU EKBER" KUNDER KRISHTERIMIT.

UDHA E KESAJ RRYME NUK MUNDI TE NDERPRITEJ QE NE FILLIMET E SAJ. KISHTE MUNDESI, POR POLITKAT NDERKOMBETARE, AGJENTURAT QE E KRIJUAN KETE FARSE, DONIN VATRA LUFTE. LUFTA ESHTE PUSHTET, DHE PUSHTETI MBART GJITHSHKA TE KEQE.

VITET IKIN. AFGANISTANI IA LE STAFETEN NJE VENDI TJETER. SHUME ME AFER EUROPES. SIRIA! TERRORRIZMI MERR NJE EMER TJETER, ISIS!

TASHME LUFTA E III BOTERORE KA FILLUAR! DERI KUR? PROFECITE E BIBLES PO PERMBUSHEN. JEMI NE PRAG TE NJE APOKALIPSI. CFAR DUHET TE BEJME?

E THJESHTE: VETE NJERZIMI DUHET TE NDERGJEGJESOHET QE DHUNA DUHET HEQUR NGA FJALORI I JETES. DHE NE VEND TE SAJ DUHET ZEVENDESUAR VETEM ME NJE FJALE:



PAQE! PAQE ESHTE JETE, ESHTE DASHURI!

Monday, July 25, 2016

ISHTE KOHA E IDEALIT

Nxenese te Institutit Femeror Shkoder (Foto e vitit 1942)
Kur një popull lufton për lirinë e vendit të vet, ky është akti më sublim. Kjo gjë mund  të thuhet edhe për popullin shqiptar, i cili gjatë Luftës së II Botërore tregoi se liria është gjëja më e shenjtë. Megjithese i vogël në numër ai arriti të bëjë një luftë heroike duke i treguar mbarë botës se çfarë është në gjendje të bëjë një vend sado i vogël për pavaresinë e tij.
Lufta e II Botërore solli shumë viktima. Do të ishte pikërisht rinia që do ti bënte ballë luftës nacionalçlirimtare që  me pushtimin e Shqipërisë. Do të ishte kjo rini që do të vihej që në fillim në krye të demostratave në prag të pushtimit fashist. Edhe më vonë do të ishte rinia, sidomos rinia shkollore që asnjëherë nuk u pajtua me pushtimin Italian, përkundrazi ajo e vazhdoi luftën e saj kudo që ishte. Sa më e rëndë bëhej gjendja, aq më e madhe bëhej urrejtja.
Do të ishte kjo rini shkollore, që do ti thoshte: Jo fashistizimit kudo, do ti thoshte Jo demagogjisë, dhe do ti thoshte po luftës për liri. Shumë të rinj u vranë, u burgosën, të tjerë u zhdukën pa lënë gjurmë, por kjo e ndezi akoma më shumë dëshirën për liri. Të rinj fare të rinj por të rritur nga lufta ose siç u thoshte populli “ të marrin gjak në vetull “.
Edhe rinia shkollore dha kontributin e saj. Dhe nuk duhet harruar që Tirana ishte vatra kryesore e luftës. Cdo nxënës që në fillim e kuptoi se “ liria nuk dhurohet por fitohet”. Kështu bënë dhe ata... Nuk ndejtën duarkryq,  por braksisën shkollat dhe filluan luftën. Edhe per ta ishte e dhimbshme “ të braktisje bankat e dijes” por ja që lufta për lirinë e vendit kishte rëndësi më të madhe se shkolla .     
Po përflitet shumë dhe madje ende nuk arrihet të vihen pikat mbi i përsa i përket kësaj çështjeje. Fillon dhe mbaron ideja e një urrejtjeje surreale, ekstremiste vetëm sepse lufta u udhëhoq që më vonë do të vendosnin rendin e ri në Shqipëri.
Në çdo dokument që është gjetur, pra përdorur për punimin, jam përpjekur që të balancohem, ku prioritet kryesor është e vërteta , as më shumë e as më pak. Dokumentat janë kryesisht të Akrivit Qëndror Shqiptar por edhe nga shtypi i kohës. Është e kuptueshme që kritikat, mendimet, idetë nuk do të mungojnë, nuk do jen unike, madje do të ketë edhe sulme, qofshin politike apo të karakterit personal.
Ne fotot: Qemal Stafa, Branko Kadia, Ramiz Xhabija (Shkurt 1942)
Ky libër nuk ka ndërmend, të paragjykojë ose të cënojë interesat e njërs apo tjetrës palë, kushdo qofshin ato. Ky libër u dedikohet të rinjve shqiptarë, asaj shkollore, që ishin avantguardia ( pararoja) e LANC-it, duke sakrifikuar edhe jeten e tyre për çlirimin e vendit. Besoj se këtu jemi të gjithë dakort!
Politika qëndron jashtë! Nuk mund të mendohet që kjo luftë u bë për interest e PKSH, siç thuhet dhe vazhdon ende të shkruhet për fat të keq në disa media. JO! Luftën e bëri populli shqiptar, ku rolin kryesor e luajti rinia . Dhe pikërisht këtë rol, jam përpjekur ta zgjeroj në këtë libër, të nxjerr dokumente dhe fakte të reja që pasqyrojnë ketë të vërtetë që gjithsecili prej nesh kërkon të dijë. Kjo e vërtetë është reale, jo një invencion, është një realitet, që me plotkuptimin e fjalës mund të quhet e SHENJTE! Kush bie për Atdheun, ai ka fituar diçka të shenjtë, që nuk mund ta fitojë çdo njeri, të drejtën që populli të vejë para varrit të tij dhe të përulet me respekt të thellë.
Historishkruesi i Ballkanit, Xh. Kastellan, nënvizon edhe sa vijon: ”… Zogu ishte larguar përmes maleve me dëborë…”. Por gjithsesi, edhe nga disa të huaj është pohuar prerazi dhe qartë se, populli shqiptar i ndodhur përballë rrezikut të shpërbërjes, zgjodhi alternativën e qëndresës së armatosur, duke arritur në përfundimin logjik se, bashkimi, si një dhunti e hyjshme e tij, do të ishte edhe mjeti më i efektshëm për t’ju kundërvënë së keqes. Vatrat e qëndresës kundër pushtuesve, në fillim e deri në ditën e çlirimit në fundvitin 1944, u shndërruan në legjendë. Nga dita e parë e pushtimit e deri në çlirimin e plotë nga pushtuesit e huaj, kudo ku e deshte interesi i mbrojtjes së Atdheut, u derdh gjaku i shtrenjtë i shqiptarit.
Duke e mbyllur, po citoj këtu një thënie të famshme nga një njeri I madh, një poet, edhe ai i ri në
|Ne foto: Nxenese te Institutit Femeror "Nena Mbretereshe", Tirane - 1940
 moshë, i një epoke tjetër, por që kishte njësoj idealin e lirisë, poeti i famshëm hungarez Sandor Petef:

                     
    PËR DASHURINE JAP JETËN, PËR LIRINË JAP DASHURINË!