CFAR PO NDODH ME ARSIMIN SHQIPTAR?
Duhet te
kuptohet qe reforma ne arsim nuk mund te kuptohet ne pak muaj. Nuk mund te
pretendohet qe gjithshka qe qeveria vendos ( ne kete rast tema e te drejtave te
studimit) te jete e drejte, dhe kjo per me teper kur vendoset pak muaj para
mbarimit te vitit shkollor. Ne te gjithe
opsionet, sado qe perpiqen te nxjerrin justifikime nga me te ndryshme, ajo
perseri ngec.
Nese do te ktheheshim vite prapa do te shikonim qe me cdo qeveri
qe ka ardhur ka nxjerre ligjet e saj duke mos marre parasysh asnje mendim te
kujtdo subjekti, ne kete rast te nxenesve.
Para viteve
'90 ligji ishte shume i prere: ne universitet vetem nxenesit me nota me te
mira, pra mesatarja e 4 viteve duhet te ishe mbi 8.5. Dhe kjo as qe
diskutohej!!!
Me fillimin
e proceseve demokratike, ky sistem u hoq duke u quajtur i vjeter dhe "
komunist" ( per turp) dhe u nxorr sistemi i konkursit. Duke pasur nje
kerkese te madhe por edhe probleme te llojit qe kishte ne mitmarjje ne
mosmarrjen e konkursit nga nxenesit duke cuar ne shkolle ata qe nuk e meritonin
dhe studentet exelente nuk fitonin u pa e udhes qe te ndryshohej perseri ligji.
Vitet
kalonin, qeverite ndryshonin dhe bashke me ndryshimin e tyre vinin edhe
ndryshimet e ligjeve. Pra ketu hyn edhe arsimi. Hapja e shkollave dhe
universiteteve private pa kriter shenoi nje njolle te zeze ne arsimin shqiptar. Dipllomat qe
bliheshin, korrupsioni masiv ne trupen arsimore etj. Per fat te mire nisma per
mbylljen e shumicave te ketyre pseudoshkollave rezultoi i dobishem.
Por cfar po
ndodh aktualisht? Ka disa vite qe qeveria aktuale i eshte rikthyer pikerisht
asaj metode te vjeteruar ose " komuniste" ndaj arsimit te mesen, pra
rishfaqet mesatarja e kater viteve. Dhe pse ndodh e gjitha kjo? Flasin vete
faktet: u provuan te gjitha metodat, askush nuk pati sukses dhe prape u rinis
gjithshka nga e para aty ku ishte nderprere. Por... Ka dhe nje por nga mbrapa,
iane bere disa shtojca; provimet me zgjedhje!
Deri ketu
dakort. Por me tej? Fillon dhe nderlikohet. Te gjithe nxenesit, pa perjashtim,
duhet qe pervec mesatares qe kane arritur duhet te bejne provimin me zgjedhje .
Edhe ketu jemi ne rregull. Nxenesit exelente
aty dalin me sukses. Po pastaj? Ne fund nuk fitojne! Si duhet ta quajme
kete? Une nuk kam fjale! Kush nga ju mund te ma shpjegoje?