Friday, December 2, 2016



                       REFLEKTIM!


      Shtypi eshte nje mjet qe na ndihmon ne perditesimin e ngjarjeve.Shpesh here kerkojme me te miren, por sic e thote dhe nje fjale e urte, e mira nuk ka fund.



     Sot ne gazeten "Panorama" eshte botuar nje artikull i ambasadorit suedez ne Tirane 
Johan Ndisi mbi lirine e shtypit ne Suedi.




                                           
                                             Johan NDISI Ambasadori i Suedise ne Shqiperi



" Sot Suedia feston 250 vjetorin e lirise se shtypit. I miratuar nga Parlamenti suedez ne 2 dhjetor 1766.... Ai ishte i pari ne bote qe mbrojti me Kushtetute te drejten per tu shprehur..."



      Ishte ky nje citat qe i referohet artikullit ne fjale. Me beri shume pershtypje ky fakt, sepse cdo dite flasim per lirine e shtypit, ngreme zerin, por asnjehere nuk arrijme te arrijme aty ku duam. Kjo vjen si pasoje e politikes e cila keqmenaxhon median e shkruar dhe ate televizive.
Te habit vertet fakti sesi nje vend i vogel, qe ne ate kohe ka pasur nje pragmatizem ne mentalitetin e tij, pra ecja perpara e nje vendi, mund te behet vetem me ane te inovacionit ne cdo aspekt te jetes.
Kjo e drejte, gjithashtu vjen " 10 vjet perpara Deklarates se te Drejtave ne Virgjinia dhe pothuajse 25 vjet perpara Deklarates Franceze te te Drejtave te Njeriut dhe te qytetarit", vazhdon artikulli.



Si eshte e mundur sot, pas 2 shekujve, ne shekullin e dixhitalizmit, ku teknollogjia ka arritur stadet me te larta, ne nje pjese te mire te globit, kjo e drejte nuk respektohet, por perkundrazi, neperkembet dhe shkelet mizorisht nga klane te ndryshme per hir te interesave te tyre klanore?



Liria e individit do te thote liria e jetes. Cdo kush prej nesh eshte i lire te beje zgjedhjen e vet, te veproje ne liri, gjithmone brenda standartave ligjore, duke iu pershtatur ambientit ku jeton dhe ne te mire te komunitetit.



Pikerisht, Suedia, e ka arritur kete faze te jetes. Njihet si nje nga shtetet sociale me te perparuara, edhe pse si cdo vend, problemet nuk mungojne. Ne rastin ne fjale, eksperienca e Suedise na le te kuptojme qe duhet te jemi pikerisht ne qe me vullnetin tone te bejme te mundur ecjen perpara te medias si asaj te shkruar ashtu edhe asaj televizive.



Vendi yne si një demokraci hibride, ka pasur një ecuri me ulje-ngritjet, dhe gjithmone duke synuar rritjen e saj per te arritur sa me lart. Ashtu si ne cdo aspekt te jetes socio - ekonomike në Shqipëri edhe liria e medias ka pasqyruar oshilacionet e zhvillimit të vendit.
Media shqiptare para viteve'90 ka qene nje media e cunguar, kjo pasi regjimi kishte si ligj centralizimin e jetes. Pra gjithshka ne funksion te partise dhe pushtetit. Pas vitit 1990, pra me ndryshimin e sistemeve, fillon nje periudhe e re, demokracia, dhe demokraci do te thote liri. Liria eshte e gjithanshme, De Jure. De facto? Jo! Media do vazhdonte, madje do ti nenshtrohej nje diktati me te eger, autokracise. Autokracia po luante me median. Keshtu do te ecej me vite. Qeverite e ndryshme qofshin ato te djathta apo te majta, asnjehere nuk kane dashur qe te shkeptuen nga autokracia. Sot jemi vete protagoniste te kesaj "lirie".



"Ne kemi të drejtë natyrore që t’i përdorim pendat tona si dhe gjuhët tona, në rrezikun dhe sakrificën tonë. " - ‘LIRIA E SHTYPIT’ NË FJALORIN FILOZOFIK (1764).



Citate te tilla jane te shumta. Metafora qe ato percjellin eshte mese e qarte, emeruesi eshte i njejte: Liria!



" Kërcënimi më i madh për lirinë e mediave është bërë koncentrimi i mediave, i cili ekziston në të dyja nivelet - në nivelin lokal dhe në atë global. Prandaj, në shumë shtete
dhe në Bashkimin Evropian ka ligje kundër koncentrimit të mediave në mënyrë që të ruajnë pluralizmin medial." - Liria e te shprehurit dhe Liria e mediave, " ; ETC Graz.



Per ta mbyllur dua te citoj citatin e Andres Chydenius, parlamentari suedez i cili hartoi Aktin e Lirise se Shtypit ne Suedi: " Liria e nje kombi eshte gjithmone ne proporcion me lirine e tij te shtypit"






Alketa Luari



2 Dhjetor 2016