Tuesday, November 28, 2017



                           

                                                 
                                      ARBËRESHËT




            Hyrje

Si sot 105 vjet më parë, Shqipëria po përjetonte momentin e saj më historik në gjatë 5 shekujve të dominimit osman. Në Vlorë plaku i urtë dhe largpamës, Ismail Qemali i shoqëruar nga miqte e tij më të ngushtë, kishin ndërrmarë prej vitesh një rrugëtim të gjatë dhe plot rreziqe për të shpallur Pavarsinë e Shqipërisë. Ishte pikërisht kjo ditë, që shënoi dhe fundin e një epoke obskurrantiste për kombin shqiptar. Megjthatë rrugëtimi drejt epokës së re, pra hyrjes drejt europës nuk do të ishte e lehtë, pasi kemi të bëjmë me proces të vështirë të asimilimit të kulturës europiane nga popullsia shqiptare, dhe për më tepër kalbëzimi i adminstratës së atëhershme dhe ringritja e asaj të resë në suazën bashkëkohore ishte në rendin e ditës për tu c'rrënjosur nga qeveria e porsakrijuar.
Si fillim u morën masa për deosmanizimin e bazave më kryesore të shtetit, administrata, gjuha, madje me ligj gjithashtu u ndalua përdorimi i gjuhës turke dhe përdorimi i gjuhës shqipe. Qeveria i dha një prioritet edhe mardhënieve me botën e jashtme, por sidomos me shqiptarët që ishin përtej kufijve. 






Janë pikërisht arbëreshët e Italisë, që sic dihet që pas vdekejs së Skëndërbeut mërguan në Itali, në mbretërinë e Napolit, dhe ku më vonë ata krijuan qëndrat e tyre duke ruajtur traditat, simbolet dhe zakonet e tyre që mbërrijnë deri në ditët sotme. 




Në lidhje me asimilimin e kulturës shqiptare, vlen të përmendet fakti se Kalabria, dhe zonat ku janë përqëndruar pjesa më e madhe e popullsisë arbëreshe, San Demetrio Corone, San Basile, San Marzano di San Giuseppe etj. e ka ruajtur me një fanatizëm të cuditshëm, dhe në përfaqësimet e festave por edhe të evenimenteve ndërkombetare qofshin në lëmin e gjuhësisë dhe të muzikës vihet re mbrojtja e këtij identiteti.


Edhe gjatë rendit socialist ne Shqipëri, mardhëniet mes dy vendeve, pra Shqipëri - Itali ishin të prirura për tu forcuar,  pasi qeveria shqiptare e asaj kohe, kishte shumë kujdes gjithmonë që në këto mardhënie qëllimi kryesor ishte lidhja me arbëreshët, ( edhe pse me luhatje të vogla) por duhet marrë parasysh që kemi të bëjmë me luftën e ftohtë. Megjithatë, menjëherë pas clirimit të vendit, me ngritjen e Institutit të Studimeve Shqiptare, në 1946, do të merrte jetë dhe instituti i historisë ku formën e plotë do ta merrtë në 1972 pranë Akademisë së Shkencave. Ky institut sic u tha më lart ka bërë një punë shumë të lavdërueshme në lëvrimin e historisë për popullsinë arbëreshe nëpërmjet historianëve të njohur të asaj kohe si Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha etj që me studimet e tyre dhe vizitat në Kalabri kanë bërë të mundur shpërfaqjen akoma më të madhe dhe njohjen më në thellësi të historisë dhe gjuhës shqipe.

Në analizat shkencore që rëndom bëhen në konferencat dypalëshe të organizuara reciprokisht flitet shumë për mardhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh mes popujve. Por cili është ekstrakti ai më reali, i vërteti i përfundimeve që nxirren? Cfar është bërë gjatë gjithë këtyre 27 viteve në kuadrin e këtyre mardhënieve? A janë vlerësuar arbëreshët sic duhet për cfar kanë bërë dhe cfar po bëjnë aktualisht në mbrojtjen e kulturës shqiptare?





Dinjiteti i një populli qëndron në rradhë të parë në mbrojtjen e vlerave të tij historiko – shoqërore. Dhe arbëreshët e meritojnë këtë vlersim me plotë kuptimin e fjalës!
Një homazh dhe nderim  për figurat e mëdha arbëreshe duke filluar që nga Jul Variboba, Jeronim de Rada, Gavril Dara I Riu, Frengjishku Krispi, Sef Serembe, Zef Skiroi etj….por edhe për figurat aktuale intelektuale që sot me punën e tyre po kontribojnë në lëvrimin e gjuhës shqipe si    prof.Franco Altimari, Matteo Mandala, etj. 


  

Saturday, July 8, 2017


                                                               

                          Krahasimet e periudhave historike


Shkrimet historike, analizat qe u behen atyre, marrin shume here karakter te personalizuar, dhe kjo duke cuar per fat te keq ne shtremberimet e dokumentacionit dhe kujtimeve reale. Sado qofshin subjektive keto te fundit,  vlera e tyre nuk mund te fshihet me nje te rene te lapsit. Perkundrazi, duhen studiuar me kujdes, analizuar gjithmone ne baze te dokumentacionit dhe kur mungon ky dokumentacion, ballafiqimi te jete i njeanshem dhe besnik i ngjarjes, kurdo qofte qe ka ndodhur ajo. 

Po shoh nje emision ne TVSH ku ne fokus eshte muzeu i krimeve te komunizmit. Shume mire, deri ketu nuk ka asgje te keqe. Nje kujtese qe duhet mbajtur gjalle perjetesisht, por kjo gjithmone e pare ne prizmin e realitetit, pa fryrje te stilit Urrejtje. 
Por ajo qe une dua te dal ne teme eshte: 
Pse nuk eshte ndertuar ose nuk ka nje muze te Luftes se II Boterore? Perse anashkalohet gjithmone ceshtja e kesaj lufte? Perse gjithmone, historianet, pa dallim, qe gjenden aktualisht ne Shkoder, rriten me nje fryme jashte aktualitetit historik te ngjarjeve? Ose le ta them ne kontekstin e ndryshimeve te tyre, pra duke e zbutur ose duke mos i dhene rendesine e duhur epopese ne fjale. Marr nje shembull;
Burgu i Gestapos ka nje qene nje nga burgjet me te tmerrshme, ne mos i rendi ne zonen veriore, madje dhe ne gjithe vendin, per brutalitetin dhe torturat qe jane perdorur ndaj viktimave. Dhe viktimat nuk ishin te pakta, ishin te shtresave te ndryshme, patriote intelektuale, fshatare, njerez te shtresave te mesem, nxenes shkollash, etj. 
Manush Alimani, Heroi i Popullit, Sekretar Qarkor i Rinise Komuniste dhe nje nga kreret me te rendesishem te Komitetit Qendror te PKSH u torturua deri ne vdekje nga shefi i gestapos gjermane Howzding. E pra, Manush Alimani u arrestua pikerisht nga forcat e xhandermarise shqiptare ku komandant i kesaj xhandermarie ishte Llesh Marashi i cili pas 5 dite torturash ia dorzoi te riun 19 vjecar Gestapos. 

Pse nuk permenden krimet e reaksionit , nga regjimenti "Kosova" qe u perdoren ndaj popullsise vendase dhe jo vetem ne qytet por edhe ne fshat madje me gjere? Pse nuk permendin bashkepuntoret kriminele Llesh Marashi dhe Shaban Elezi te cilet kane marre pjese ne arrestimet, torturat vrasjet e qindra njerezve? 

"Në Shkodër qe grumbulluar gjithashtu thuajse i tërë reaksioni shqiptar, që me ndihmën e gjermanëve, do të përpiqej të largohej nga vendi. Nga ana tjetër, Komanda dhe Shtabi i Përgjithshëm urdhëruan repartet partizane që çliruan Kukësin, Pukën dhe Lezhën, që të lëviznin me shpejtësi drejt Shkodrës dhe t`u bashkoheshin forcave që zhvillonin luftime aty. Për rrjedhojë në Shkodër do të kishte një koncentrim të madh të forcave, nga të dy palët. Konfrontimi ishte shumëplanësh, raprazaljet dhe terrori i forcave naziste kishin arritur kulmin. Këto zhvillime po i çirrnin maskën demagogjisë së okupatorit, por dhe të kolaboracionistëve shqiptarë, që gjatë gjithë kohës së qëndrimit të trupave gjermane në Shqipëri, nuk pushuan së propoganduari se Gjermania hitleriane ishte një aleate dhe mike e Shqipërisë. Se sa për zemër e kishin nazistët Shqipërinë, e tregoi plani kriminal për hedhjen në erë të qytetit, që për pak desh të kthehej në një katastrofë të vërtetë për Shkodrën dhe banorët e saj". Xhelal Gjecovi Gazeta " Dita" 28 nentor 2015
Teza e famshme lufte kunder shkjahut ( serbeve) nuk pinte me uje ne syte e popullit shkodran, Bashkepunimi i tyre tashme ishte bere i qarte dhe per me teper qe kjo conte ne konflikte vllavrasese. Me pretekstin se gjoja ata nuk kishin ndonje peshe te madhe te gjermanet, pasi situaten ne dore e kishte Regjimenti " Kosova" terhiqeshin para krimeve qe ky regjiment bente, de jure beheshin vetem nota proteste tek autoritetet gjermane, por de facto per perballjen  mes dy forcave as qe mund te mendohej. Ne fund te fundit piksynimi i tyre kryesor ishte shfarosja e LANCI-t! 
Jane pikerisht pasardhesit e tyre sot, ose dhe studiues ( me gjithe respektin) qe flasin se luften civile e ka bere LANCI. Mbi c'teza te "nderuar" zoterinj?
Por mos i hyjme kesaj teme sepse diku tjeter del e verteta dhe ju te verteten e dini shume vetem se nuk doni ta thoni.
Per ta perfunduar kete shkrim dua vetem te shtoj madje te perseris; Nese duam qe te shkruajme historine tone, duhet te jemi te ndergjegjjshem dhe realist ne cdo kendveshtirm te saj.

8 korrik 2017
Top of Form



Friday, January 27, 2017


                                          
                                        HOLOKAUST

  
  AUSCHWITZ! 

27 Janar 1945 - 27 Janar 2017




                                       " ARBEIT MACHT FREI" - PUNA TE BEN TE LIRE!

Hyrja kryesore e Kammpit te Perqendrimit te Aushwitz. Atje, ku personat hynin per te mos dale me kurre! 
Eshte kjo date qe cdo vit i dedikohet kujtimit te miliona personave qe u vrane nga persekutimi nazist. Eshte rasti per te medituar mbi krimet e paanshme te Holokaustit, duke nderuar te mbijetuarit e pakte dhe duke mesuar nje mesim te se shkuares, sepse genocidi per fat te keq eshte nje proces ne vazhdimesi qe vazhdon edhe sot e kesaj dite. Mendoj, se per te gjithe ne, eshte mire, qe te pakten, vetem nje here ne jeten tone, te mund ta vizitonim kete kamp, qe te mund te besojme, te shikojme me syte tane dhe te kuptojme, deri ne c'mase mund te arrije e keqja njerezore. Na ngelen te skalitura ne mendje imazhet dhe deshmite qe mund te lexohen ne Auschwitz - Birkenau. Kur nje i burgosur, merrej me force nga SS-et drejt kampit te shfarosjes si Auschwitz-i, e dinte qe nuk i kishte ngelur me shume se 6 muaj jete para se ta digjnin ne krematorium. Duke i zbritur brutalisht nga vagonat e trenave te mallrave, te gjithe mund te shikonin tymin qe dilte pa pushim nga oxhaqet e krematoreve qe perhapnin nje arome te athet dhe ku te pengonte frymarrjen. 





Mes viktimave te Holokaustit, pertej tyre, 1 milion ishin femije, nen moshen 16 vjec te cilet vdiqen ne fabrikat e vdekjes ne prani te te vrasesve te Hitlerit. Femije qe ishin rrembyer forcerisht nga shtepite e tyre, te xhveshur nga femijeria e tyre, jetuan dhe vdiqen gjate viteve te errta te Shoah-ut, sepse planet e persekutimit nazist perfshinin arrestimet dhe deportimet ( internimet) e te gjithe antareve te familjeve hebree, ashtu si shume familje cigane, pa u preokupuar per moshen e tyre. Hebrenjte nuk ishin "race ariane" dhe ciganet ishin kriminela! 
Femije, qe iu hoq me dhune pafajsia dhe liria e te enderuarit! I vetmi faj i tyre ishte sepse ishin hebrenj!