Friday, January 27, 2017


                                          
                                        HOLOKAUST

  
  AUSCHWITZ! 

27 Janar 1945 - 27 Janar 2017




                                       " ARBEIT MACHT FREI" - PUNA TE BEN TE LIRE!

Hyrja kryesore e Kammpit te Perqendrimit te Aushwitz. Atje, ku personat hynin per te mos dale me kurre! 
Eshte kjo date qe cdo vit i dedikohet kujtimit te miliona personave qe u vrane nga persekutimi nazist. Eshte rasti per te medituar mbi krimet e paanshme te Holokaustit, duke nderuar te mbijetuarit e pakte dhe duke mesuar nje mesim te se shkuares, sepse genocidi per fat te keq eshte nje proces ne vazhdimesi qe vazhdon edhe sot e kesaj dite. Mendoj, se per te gjithe ne, eshte mire, qe te pakten, vetem nje here ne jeten tone, te mund ta vizitonim kete kamp, qe te mund te besojme, te shikojme me syte tane dhe te kuptojme, deri ne c'mase mund te arrije e keqja njerezore. Na ngelen te skalitura ne mendje imazhet dhe deshmite qe mund te lexohen ne Auschwitz - Birkenau. Kur nje i burgosur, merrej me force nga SS-et drejt kampit te shfarosjes si Auschwitz-i, e dinte qe nuk i kishte ngelur me shume se 6 muaj jete para se ta digjnin ne krematorium. Duke i zbritur brutalisht nga vagonat e trenave te mallrave, te gjithe mund te shikonin tymin qe dilte pa pushim nga oxhaqet e krematoreve qe perhapnin nje arome te athet dhe ku te pengonte frymarrjen. 





Mes viktimave te Holokaustit, pertej tyre, 1 milion ishin femije, nen moshen 16 vjec te cilet vdiqen ne fabrikat e vdekjes ne prani te te vrasesve te Hitlerit. Femije qe ishin rrembyer forcerisht nga shtepite e tyre, te xhveshur nga femijeria e tyre, jetuan dhe vdiqen gjate viteve te errta te Shoah-ut, sepse planet e persekutimit nazist perfshinin arrestimet dhe deportimet ( internimet) e te gjithe antareve te familjeve hebree, ashtu si shume familje cigane, pa u preokupuar per moshen e tyre. Hebrenjte nuk ishin "race ariane" dhe ciganet ishin kriminela! 
Femije, qe iu hoq me dhune pafajsia dhe liria e te enderuarit! I vetmi faj i tyre ishte sepse ishin hebrenj!