Tuesday, November 28, 2017



                           

                                                 
                                      ARBËRESHËT




            Hyrje

Si sot 105 vjet më parë, Shqipëria po përjetonte momentin e saj më historik në gjatë 5 shekujve të dominimit osman. Në Vlorë plaku i urtë dhe largpamës, Ismail Qemali i shoqëruar nga miqte e tij më të ngushtë, kishin ndërrmarë prej vitesh një rrugëtim të gjatë dhe plot rreziqe për të shpallur Pavarsinë e Shqipërisë. Ishte pikërisht kjo ditë, që shënoi dhe fundin e një epoke obskurrantiste për kombin shqiptar. Megjthatë rrugëtimi drejt epokës së re, pra hyrjes drejt europës nuk do të ishte e lehtë, pasi kemi të bëjmë me proces të vështirë të asimilimit të kulturës europiane nga popullsia shqiptare, dhe për më tepër kalbëzimi i adminstratës së atëhershme dhe ringritja e asaj të resë në suazën bashkëkohore ishte në rendin e ditës për tu c'rrënjosur nga qeveria e porsakrijuar.
Si fillim u morën masa për deosmanizimin e bazave më kryesore të shtetit, administrata, gjuha, madje me ligj gjithashtu u ndalua përdorimi i gjuhës turke dhe përdorimi i gjuhës shqipe. Qeveria i dha një prioritet edhe mardhënieve me botën e jashtme, por sidomos me shqiptarët që ishin përtej kufijve. 






Janë pikërisht arbëreshët e Italisë, që sic dihet që pas vdekejs së Skëndërbeut mërguan në Itali, në mbretërinë e Napolit, dhe ku më vonë ata krijuan qëndrat e tyre duke ruajtur traditat, simbolet dhe zakonet e tyre që mbërrijnë deri në ditët sotme. 




Në lidhje me asimilimin e kulturës shqiptare, vlen të përmendet fakti se Kalabria, dhe zonat ku janë përqëndruar pjesa më e madhe e popullsisë arbëreshe, San Demetrio Corone, San Basile, San Marzano di San Giuseppe etj. e ka ruajtur me një fanatizëm të cuditshëm, dhe në përfaqësimet e festave por edhe të evenimenteve ndërkombetare qofshin në lëmin e gjuhësisë dhe të muzikës vihet re mbrojtja e këtij identiteti.


Edhe gjatë rendit socialist ne Shqipëri, mardhëniet mes dy vendeve, pra Shqipëri - Itali ishin të prirura për tu forcuar,  pasi qeveria shqiptare e asaj kohe, kishte shumë kujdes gjithmonë që në këto mardhënie qëllimi kryesor ishte lidhja me arbëreshët, ( edhe pse me luhatje të vogla) por duhet marrë parasysh që kemi të bëjmë me luftën e ftohtë. Megjithatë, menjëherë pas clirimit të vendit, me ngritjen e Institutit të Studimeve Shqiptare, në 1946, do të merrte jetë dhe instituti i historisë ku formën e plotë do ta merrtë në 1972 pranë Akademisë së Shkencave. Ky institut sic u tha më lart ka bërë një punë shumë të lavdërueshme në lëvrimin e historisë për popullsinë arbëreshe nëpërmjet historianëve të njohur të asaj kohe si Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha etj që me studimet e tyre dhe vizitat në Kalabri kanë bërë të mundur shpërfaqjen akoma më të madhe dhe njohjen më në thellësi të historisë dhe gjuhës shqipe.

Në analizat shkencore që rëndom bëhen në konferencat dypalëshe të organizuara reciprokisht flitet shumë për mardhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh mes popujve. Por cili është ekstrakti ai më reali, i vërteti i përfundimeve që nxirren? Cfar është bërë gjatë gjithë këtyre 27 viteve në kuadrin e këtyre mardhënieve? A janë vlerësuar arbëreshët sic duhet për cfar kanë bërë dhe cfar po bëjnë aktualisht në mbrojtjen e kulturës shqiptare?





Dinjiteti i një populli qëndron në rradhë të parë në mbrojtjen e vlerave të tij historiko – shoqërore. Dhe arbëreshët e meritojnë këtë vlersim me plotë kuptimin e fjalës!
Një homazh dhe nderim  për figurat e mëdha arbëreshe duke filluar që nga Jul Variboba, Jeronim de Rada, Gavril Dara I Riu, Frengjishku Krispi, Sef Serembe, Zef Skiroi etj….por edhe për figurat aktuale intelektuale që sot me punën e tyre po kontribojnë në lëvrimin e gjuhës shqipe si    prof.Franco Altimari, Matteo Mandala, etj.